Në garë për SPAK edhe dy prokurorë

0.1gara.spak02154210

Garës për t’u bërë pjesë e Prokurorisë Speciale Antikorrupsion i janë shtuar edhe dy kandidatë të tjerë, duke e çuar në 5 numrin e tyre, kur na ndajnë edhe gjashtë ditë nga mbyllja e aplikimeve. Dy aplikimet e reja vijnë nga radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, të cilët janë: Doloreza Musabelliu dhe Eugen Beci.

Më herët për të qenë pjesë e strukturave të SPAK kanë aplikuar Anton Martini, Besnik Muçi dhe Klodian Braho. Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 6 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.