Lista e plotë e kandidatëve që zëvendësojnë deputetët e PD-LSI

0.8mona.basha.djegje.mandate021542154

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim vendosën dje të nisin procedurat për djegien e mandateve në Parlament, në kuadër të përshkallëzimit dhe ekstremizimit të aksionit politik, me qëllim shtimin e presionit ndaj mazhorancës për të pranuar krijimin e një qeverie kalimtare dhe zgjedhje të parakohshme. Nëse opozita do të finalizojë këtë lëvizje politike, mandatet e deputetëve të saj u kalojnë automatikisht kandidatëve vijues të listave përkatëse të PD-LSI, të cilët nuk u shpallën fitues në zgjedhjet parlamentare të 2017. Sipas ligjit zgjedhor, nëse kandidati i radhës nuk paraqitet në Kuvend brenda 30 ditëve nga njoftimi, pa shkaqe të përligjura, mandati i kalon kandidatit vijues të listës. Në rast se Partia Politike e tërheqë të gjithë listën, mandatet u kalojnë kandidatëve të partive të tjera politike.

Në Qarkun e Tiranës, Partia Demokratike ka marrë 11 deputetë, përfshirë edhe dy mandatet e kreut të LZHK Dashamir Shehi dhe kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Nëse 11 deputetët heqin dorë nga mandati, Shqiptarja.com ka identifikuar 11 figurat e PD, të cilat sipas Kodit Zgjedhor kanë të drejtë të marrin mandatin e deputetit.

Në Qarkun e Tiranës kanë të drejtë të marrin mandatin e deputetit Gerti Bogdani, Fuad Haxhiymeri, Blendi Sulaj, Flamur Hoxha, Fatbardh Plaku, Dorjan Teliti, Besnik Fucia Shkëlqim Hoxha, Mirela Dragoni, Barbara Soda dhe Enkelejda Sallaku. Më konkretisht, mandatin e Lulzim Bashës ka të drejtë ta marrë Gerti Bogdani, ndërsa mandatin e Sali Berishës ka të drejtë ta marrë Besnik Fucia. Në Qarkun e Durrësit, sipas Kodit Zgjedhor, u lind e drejta për të marrë mandatin e deputetit Vullnet Topallit, Enri Çenon, Shkëlqim Fortuzit, Dejana Burgijas dhe Everest Varakut. Pesë kandidatët mund të zënë vendet e Oerd Bylykbashit, Fatbardha Kadiut, Edi Palokës, Florjon Mimës dhe Agron Dukës. Në Qarkun e Dibrës, vendin e Dhurata Çupit dhe Xhemal Gjunkshit e zënë Edmond Isaku dhe Agron Qoku.

Në Qarkun e Elbasanit, në vend të Endri Hasës, Edmond Spahos dhe Luçiano Boçit mund të ulen në Kuvend Taulant Zeneli, Arben Elezi, Fitim Zekthi ose Nada Tapija, për shkak të kuotës gjinore që parashikon Kodi Zgjedhor. Në Qarkun e Fierit, mandatet e Enkelejd Alibeajt, Genc Pollos, Myslym Murrizit dhe Luan Bacit, i marrin Olsi Cukaj, Luljeta Sejko, Dilaver Kamberaj dhe Jakup Beqiri. Në Gjirokastër, mandatin e Tritan Shehut e merr Roland Bejko.

Qarqet e tjera

Në Korçë, mandatet e Valentina Dukës, Ervin Salianjit, Hekuran Hoxhallit dhe Klevis Balliut i marrin Andrea Mano, Ligoraq Karamelo, Fatmir Guda, Kristiano Kocibelli ose Soela Myrtollari për shkak të kuotës gjinore. Në Kukës, mandatet e Flamur Nokës dhe Isuf Çelës i marrin Alban Zeneli dhe Miftar Dauti. Në Lezhë mandatet e Aldo Bumçit, Lindita Metaliajt dhe Andon Frrokaj u takojnë Martin Bibës, Luigj Gjergjit dhe Enkelejda Ricës.

Në Shkodër, mandatet e Romeo Gurakuqit, Izmira Ulqinakut, Lorenc Lukës, Bardh Spahisë dhe Nard Ndokës kanë të drejtë t’i marrin Gjokë Uldedaj, Prelë Gjoni, Isuf Meta dhe Benardeta Syku. Në Vlorë, mandatet e Agron Shehajt, Nadire Meçorapaj dhe Vangjel Dules, kanë të drejtë t’i marrin Arben Ristani, Dashamir Tahiri, Adriatik Alimadhi ose Matilda Qurku për shkak të kuotës gjinore.

Kandidatët që marrin mandatet e deputetëve të LSI

Mandatet e Klajda Gjoshës, Kejdi Mehmetajt, Floida Kërpaçit, Endrit Braimllarit dhe Luan Ramës në Tiranë kanë të drejtë t’i marrin Klevi Pojana, Ardit Çela, Eriona Bixha, Ylli Shehu dhe Edmond Rrushi. Në Berat, mandatet e Nasip Naços dhe Silva Cakës mund t’i marrin Llambriola Misto dhe Taulant Vrapi. Në Qarkun e Dibrës, mandatin e Përparim Spahiut ka të drejtë ta marrë Aurora Mara. Në Durrës, mandatet e Leter Kokës dhe Nora Malajt mund t’i marrin Flamur Gjuzi, Arb Shtylla ose Ferdoza Izvira për shkak të kuotës gjinore. Në Elbasan, në vend të Monika Kryemadhit dhe Edmond Haxhinastos kanë të drejtë të ulen në Kuvend Enver Roshi, Zenun Bullari ose Suzana Topi për shkak të kuotës gjinore. Në Fier, mandatin e Petrit Vasilit ka të drejtë ta marrë Erisa Xhixho, ndërsa në Gjirokastër vendin e Vangjel Tavos e zë Ediola Braha.

Mandatet

Nëse PD-LSI do të finalizojë këtë lëvizje politike, mandatet e deputetëve u kalojnë kandidatëve vijues të listave përkatëse të PD-LSI, të cilët nuk u shpallën fitues në zgjedhjet parlamentare të 2017.

Zëvendësimi

Mandatin e Lulzim Bashës ka të drejtë ta marrë Gerti Bogdani, ndërsa mandatin e Sali Berishës ka të drejtë ta marrë Besnik Fucia. Ndërsa mandatin e Monika Kryemadhit ka të drejtë ta marrë Enver Roshi.

Kandidatët e LSI që fitojnë mandatin e deputetëve sipas qarqeve

Tiranë: Klevi Pojana, Ardit Çela, Eriona Bixha, Ylli Shehu, Edmond Rrushi 

Berat: Llambriola Misto, Taulant Vrapi

Dibër: Aurora Mara

Durrës: Flamur Gjuzi, Arb Shtylla ose Ferdoza Izvira

Elbasan: Enver Roshi Zenun Bullari ose Suzana Topi

Fier: Erisa Xhixho

Gjirokastër: Ediola Braha

Korçë: Brunilda Paskali, Gentian Çala

Lezhë: Elda Hoti

Shkodër: Dritan Ylli

Vlorë: Sokol Dervishaj

Kandidatët e PD që fitojnë mandatin e deputetëve sipas Qarqeve

Tiranë

Gerti Bogdani  

Fuad Haxhiymeri

Blendi Sulaj

Flamur Hoxha

Fatbardh Plaku

Dorjan Teliti  

Besnik Fucia   

Shkëlqim Hoxha

Mirela Dragoni

Barbara Soda   

Enkelejda Sallaku

Durrës

Vullnet Topalli

Enri Çeno 

Shkëlqim Fortuzi    

Dejana Burgija 

Everest Varaku

Dibër

Edmond Isaku

Agron Qoku

Elbasan

Taulant Zeneli

Arben Elezi

Fitim Zekthi ose Nada Tapija

Fier

Olsi Cukaj

Luljeta Sejko  

Dilaver Kamberaj

Jakup Beqiri

Gjirokastër

Roland Bejko

Korçë

Andrea Mano

Ligoraq Karamelo

Fatmir Guda

Kristiano Kocibelli ose Soela Myrtollari

Kukës

Alban Zeneli

Miftar Dauti.

Lezhë

Martin Biba    

Luigj Gjergji

Enkelejda Rica

Shkodër

Gjokë Uldedaj

Prelë Gjoni    

Isuf Meta 

Benardeta Syku

Vlorë

Arben Ristani  

Dashamir Tahiri

Adriatik Alimadhi ose Matilda Qurku

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.