Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për votimin e ministrave të rinj
Parlamenti do të mblidhet sot pasdite në orën 17:00, në një sesion të jashtëzakonshëm për të votuar dekretet e Presidentit për lirimin nga detyra të ministrave të mëparshëm dhe emërimin e ministrave të rinj. Seanca është thirrur me kërkesë të kryetarit të qeverisë, Edi Ramës.
Në kërkesën zyrtare drejtuar Gramoz Ruçit, Rama shkruan:
“ Motivi i paraqitjes se kesaj kerkese lidhet me shqyrtimin dhe miratimin e dekreteve te Presidentit te Republikes per lirim dhe emerim te Zevendeskryeministrit dhe te disa ministrave, ne kuader te ristrukturimit organik te qeverise, per zgjerimin e objektivave te qeverise ne frymen e reformimit, permiresimit dhe transformimit te sherbimeve, zgjerimin e kapaciteteve dhe rritjen e efikasitetit te punes. Ne mbeshtetje te pikes 2, te nenit 42, te rregullores se Kuvendit, kerkoj thirrjen e mbledhjes se Kuvendit dhe mbajtjen e seances plenare, per votimin e dekreteve te Presidentit te Republikes per lirim dhe emerim Zevendeskryeministri dhe te disa ministrave.
I nderuar zoti Kryetar, Thirrja e Kuvendit ne sesion te jashtezakonshem, krahas garantimit te respektimit te afateve kushtetuese per shqyrtimin e dekreteve te lirim/emerimit çmoj se i shërben funksionimit normal dhe me kapacitet te plote te kabinetit qeverises. shkrim për thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm. ‘
LEXO TE NGJASHME