Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës bashkohen sot në Pejë
Qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Kosovës dotë bashkohen sot në qytetin e Pejës në Kosovës në një mbledhje të përbashkët e të bërë traditë vitet e fundit.
Ceremonia shtetërore do të nisë në orën 10:15. Më pas do të nisë takimi me nënshkrimine marrëveshjeve mes dy shteteve dhe në fund do të jepet një konferencë shtypi e përbashkët nga dy kryeministrat, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj.
Takimi përfundon në orën 13:00 me fotografinë e përbashkët të të dy kabineteve.
Ky takim i dy qeverive do të ketë edhe sfondin e tij. në qëndër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve.
Takimi dyditor ndërmjet qeverise Haradinaj e Rama, sipas mediave kosovare, do t’i kushtojë buxhetit të Kosovës 120 mijë euro.
Axhenda e takimit:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30 Fillimi i mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30 Konferenca e përbashkët për media e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e përbashkët e të dy kabineteve qeveritare
LEXO TE NGJASHME