Ceremoni festimi në Vlorë për 106-vjetori i Pavarësisë, të pranishëm Rama e Meta

0.1autoflamur1543320021

Dita e sotme është një ditë feste për të gjithë shqiptarët. Si sot, 106 vite më parë, më 28 nëntor 1912, u shpall Pavarësia e Shqipërisë në Vlorë. Ismail Qemali, bashkë me patriotë të tjerë dhe atdhedashës zgjodhën këtë datë për të ngritur flamurin dhe për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo datë është quajtur si “nëntori i dytë”, pasi këtë datë zgjodhi edhe Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu për Clirimin e Krujës në 28 nëntor 1443.

Ditën e sotme, janë parashikuar një sërë aktivitetesh, ndërkohë që presidenti Meta dhe Kryeministri Rama do të jenë në Vlorë në një aktivitet për festimin e 28-nëntorit.

Me rastin e kësaj feste, ka reaguar i pari kryeministri Edi Rama, i cili ka uruar shqiptarët me një foto nga takimi me kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj me duart mbi flamurin kuqezi. Pas Ramës ka reaguar edhe presidenti Meta, i cili ka uruar shqiptarët me rastin e kësaj feste.

Dita e Pavarësisë/ Meta uron me një poezi: Të zhdukim robërinë, liri e shtet gëzofshi përjetë 

Presidenti Ilir Meta ka uruar me një poezi ditën e Pavarësisë. Meta ka publikuar në Facebook një pezi të recituar nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës. Disa nga vargjet e poezisë:

Gjithmonë shqipja na mësoi si të mbrojmë gjuhë, komb e atdhe
Si ta zhdukim robërinë dhe të kemi ne lirinë
Shqiptarët me flamurin, liri e shtet gëzofshi përjetë
Me fat 28 nëntori viti 1912

Postimi i Metës në Facebook:

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!
Një urim të veçantë për çdo shqiptar kudo ndodhet, me këtë poezi, të recituar me shpirt, shumë dashuri dhe emocion nga dy nxënëse shqiptare të shkollës 9-vjeçare në Dacaj të Rozhajës.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.