Ç’po ndodh në Ukrainë pas më shumë se 100 ditësh luftë? Forcat ruse shtojnë sulmet
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Ç’po ndodh në Ukrainë pas më shumë se 100 ditësh luftë? Forcat ruse shtojnë sulmet
Shteti gjerman ka marrë masa që të hiqet akciza për karburante, gjë që ka ndikuar që autoritetet gjermane për derivate të ulin çmimet e tyre, transmeton Express. Sipas mediave atje, çmimi i naftës ka rënë për 17 cent, ndërsa i benzinës për 35 cent.
BE ka rënë dakord të ndalojë rreth 75% të importeve të naftës ruse. Embargoja mbulon naftën ruse të sjellë nga deti, por ka një përjashtim të përkohshëm për importet e dërguara me tubacion për të qetësuar Hungarinë dhe vendet e tjera të shqetësuara për ndikimin në ekonominë e këtyre vendeve që do të ketë kjo embargo.
Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu deklaroi të martën se Finlanda dhe Suedia duhet t’i ndryshojnë ligjet e tyre nëse është e nevojshme, për t'i përmbushur kërkesat e Turqisë dhe për të fituar mbështetjen e saj për t’iu bashkuar NATO-s, duke përforcuar kërcënimin për të vënë veton ndaj një zgjerimi historik të aleancës, shkruan REL.
Athinë – Maskat në Greqi nuk do të jenë më të detyrueshme, me disa përjashtime, që nga e mërkura pas gati dy vitesh të masës.