Shkencëtarët më të njohur nga Amerika, Kanada, Izraeli dhe në Europë nuk po munden ta gjejnë ilaçin për shërimin ndaj koronavirusit, ata po thonë se vaksina është akoma në fazën testuese dhe pritet që edhe disa muaj të lëshohet për përdorim, por ka dikush nga Gjilani po thotë se e ka gjetur ilaçin ndaj COVID-19, shkruan Gazeta Metro.
Gjermania arrestoi ditën e sotme pesë anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik ISIS në Westfali me akuzën e planifikimit të sulmeve terroriste kundër forcave amerikane. “Ata së bashku themeluan një të ashtuquajtur qelizë në Gjermani. Fillimisht planifikuan të udhëtojnë në Taxhikistan për të marrë pjesë në luftimet kundër qeverisë si pjesë e ‘xhihadit të armatosur’. Më pas ndryshuan objektiv duke vendosur objektiv sulmet në Gjermani” tha prokurori në një deklaratë.