‘Tymi i zi’ për embargon e naftës ruse, përçarja në samitit të BE-së

përçarja në samitit

"Pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, ne kemi parë se çfarë mund të ndodhë kur Evropa të jetë e bashkuar. Shpresojmë që uniteti do të tregohet në samitin të hënën. Por ai tashmë ka filluar të shkërmoqet." 

Kështu deklaroi ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, duke folur për shtypin vendas për ngërçin e sanksioneve ndaj Rusisë, në prag të samitit të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së.

Kujtojmë që Sllovakia dhe Hungaria janë shprehur se nuk do t’i mbështesin sanksionet ndaj energjisë ruse, përshkak se vendet e tyre janë shumë të varur ndaj kësaj energjie.

Ministri i jashtëm i Hugarisë Peter Szijjarto është shprehur më herë se vendi i tij nuk do të votojë për sanksione që “do ta bënin të pamundur transportin e gazit natyror ose të naftës nga Rusia në Hungari”.

Ndërsa ministri sllovak i Ekonomisë, Richard Sulik, ditë më parë u shpreh se do të duheshin vite që rafineria e vetme e vendit të tij, Slovnaft, të kalonte nga nafta bruto ruse në një lloj tjetër nafte.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.