Kupa e Eurovizionit shitet 900.000 dollarë për të blerë dronë për Ukrainën
Orkestra Kalush, grupi ukrainas i cili fitoi Eurovizionin e këtij viti , ka shitur trofeun e tyre për 900,000 dollarë (712,000 £; 838,000 €) për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.
Mikrofoni i kristaltë u hodh në ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë e Ukrainës.
Shitja përkoi me paraqitjen e grupit në një koncert bamirësie në Portën e Brandenburgut të Berlinit.
Ky koncert synonte të mblidhte para për kujdesin mjekësor dhe furnizimet, për Ukrainën.
Duke folur në këtë koncert bamirësie, anëtari i grupit Oleh Psiuk bëri thirrje që njerëzit të mos pajtohen me luftën, e cila ka vrarë të paktën 4,031 civilë dhe ka plagosur 4,735 persona , sipas OKB-së, së bashku me një numër të panjohur luftëtarësh.
Ajo ka detyruar gjithashtu më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.
"Mendoj se duhet të jetë gjithmonë në faqet e para, derisa të vijë paqja," tha anëtari i grupit, Psiuk.
Kënga e tyre, Stefania, u shkrua fillimisht në nder të nënës së Psiukut, por teksti emocionues si "Unë gjithmonë do të eci drejt teje nëpër rrugë të prishura" janë riinterpretuar si një klithmë.
Prezantuesi televiziv ukrainas Serhiy Prytula njoftoi se paratë e mbledhura nga shitja e trofeut do të përdoren për të blerë tre drone PD-2 të prodhimit ukrainas, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
LEXO TE NGJASHME