Meghan Markle nderon viktimat e sulmit të shkollës në Texas
Meghan Markle, dukesha e Sussex-it, vizitoi në një vend përkujtimor për viktimat e përfshira në të shtënat vdekjeprurëse në shkollën fillore në Teksas. Ajo vendosi lule të bardha në një memorial jashtë gjykatës së qarkut Uvalde ditën e enjte.
Ajo bëri nderimet e saj pasi një person i armatosur vrau 19 nxënës dhe dy mësues të martën në shkollën fillore ‘Robb’ në Uvalde. Dukesha e Sussexit jeton në Kaliforni me bashkëshortin e saj, Princin Harry dhe dy fëmijët e tyre.
Ajo ndërmori udhëtimin në Teksas personalisht si nënë, për t’i ofruar ngushëllimet dhe mbështetjen e saj një “komuniteti që përjeton dhimbje të paimagjinueshme”, sipas zëdhënësit të saj. Përveç vizitës në memorial, Markle u ndal në një qendër që po organizon një aksion gjaku, ku banorët janë rreshtuar për ditë të tëra për t’u ofruar gjak autoriteteve të spitalit.
Nuk është hera e parë që Dukesha u drejtohet viktimave të një sulmi të tmerrshëm. Në vitin 2019, ajo dhe Princi Harry lanë lule në Londong (Zelandë të Re), pasi sulmet terroriste kundër xhamive në Christchurch vranë 50 njerëz.
LEXO TE NGJASHME