SHBA: FDA po heton lidhjen e mundshme midis shpërthimit të hepatitit A dhe luleshtrydheve

luleshtrydhe

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka njoftuar se ka filluar një hetim për një lidhje të mundshme midis shpërthimit të hepatitit A të raportuar në disa shtete të SHBA-së dhe luleshtrydheve të freskëta organike të shitura në supermarkete.

Sipas Fox dhe Administrata Kanadeze e Ushqimit dhe Barnave po hetojnë gjithashtu këtë çështje.

‘’Markat e luleshtrydheve FreshKampo dhe HEB të blera mes 5 marsit dhe 25 prillit po hetohen se mund të jenë shkaktare për një shpërthim të hepatit A në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada’ tha FDA në një njoftim për shtyp.

Luleshtryshet shiten shumë në marketet zinxhirë duke përfshirë Walmart, Costco, Trader Joe's, Kroger dhe Safeway.

Hepatiti A mund të shkaktojë sëmundje të lehta deri në të rënda, dhe në raste të rralla, mund të shkaktojë sëmundje të mëlçisë dhe madje edhe vdekje. 

Por sipas FDA shumica e njerëzve që infektohen shërohen plotësisht brenda disa javësh.

Deri më tani janë raportuar 17 raste dhe 12 shtrime në spital të lidhura me konsumimin e luleshtrydheve.

 Gjithsej 15 raste janë raportuar në Kaliforni, ndërsa Minesota dhe Dakota e Veriut kanë nga një rast secila.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.