Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Rritja e temperaturave sjell rritjen e nevojes per te hidratuar trupin. Dhe sigurisht qe gjeja e pare qe na ben te mendojme per hidratimin eshte uji. Temperatura normale e trupit tone eshte 98.6 grade Fahrenheit (temperatura ideale).
Ushtrimet fizike janë të mira për trurin, ja arsyeja

Ushtrimet fizike e zvogëlojnë rrezikun e shfaqjes së sëmundjes Alzejmer dhe mund ta zvogëlojnë plakjen e trurit për rreth 10 vite.
Por tani hulumtimet e reja janë përqendruar të zbulojnë mënyrën se si saktësisht ushtrimet fizike e përmirësojnë shëndetin e trurit.
Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kishin zbuluar se ushtrimet aerobike i përmirësojnë funksionet kognitive të një personi, ndërsa ushtrimet me rezistencë e përmirësojnë memorien.
Por, normalisht nuk janë këto të vetmet përfitime që vijnë nga ushtrimet fizike.
Sidoqoftë, si i shkaktojnë ushtrimet fizike kto efekte fitimprurëse? Në një studim të vogël, i cili nuk është publikuar ende, hulumtuesit, me ndihmën e ultrazërit, kishin studiuar 12 të rinj gjatë kohës që kishin qenë duke qëndruar ulur, duke ecur apo duke vrapuar, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kishin parë se një rritje më e madhe e qarkullimit të gjakut kishte ndodhur kur meshkujt dhe femrat kishin qenë duke vrapuar, por edhe ecja kishte majftuar për të pasur efekte.
Kjo rritje e qarkullimit të gjakut është e nevjshme, pasi që i jep trurit më shumë punë për të kryer.