Vaji i hudhrës, medikamenti që bën mrekulli

00.7vaj hudhre6521651651458

Hudhra është e njohur tashmë si një nga antibiotikët më të fuqishëm natyror. Vaji i hudhrës mund të përkufizohet si një ilaç popullor që mund të kurojë dhe parandalojë thuajse të gjitha sëmundjet e trupit. Merrni rreth 30 thelpinj hudhër dhe vendosini në një kavanoz qelqi. Mbusheni kavanozin me vaj ulliri të papërpunuar derisa të mbulohet shtresa e hudhrave. Vendoseni kavanozin në frigorifer për disa ditë. Një ditë më pas, shtrydhni lëngun e një limoni dhe hidheni në kavanozin me hudhra dhe vaj ulliri. Pas rreth 10 ditësh, vaji i hudhrës do të jetë gati.

Merrni një lugë gjelle nga ky vaj, 3 herë në ditë para ushqimit. Kura mund të zgjasë 1-3 muaj dhe pas një muaji pushim ajo mund të ripërsëritet. Vaji i hudhrës është efektiv për: sëmundjet koronare të zemrës, sklerozën, problemet me trurin, luftimin e infeksioneve dhe virozave të ndryshme etj. Vaji i hudhrës është një mjet i shkëlqyer për zgjerimin e enëve të gjakut gjithashtu.

LEXO TE NGJASHME

0.77 shendeti kulinari

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.