Ju ndoshta nuk e dini, por soda e bukes mund te permirsoje ne menyre te ndjeshme shendetin tuaj. Edhe pse mund t’ju duket e pabesueshme, ajo ka aftesi kurative te shumta. Kjo, vecanerisht behet me e fuqishme kur kombinohet edhe me perberes te tjere, si per shembull me kafene.
Hormonet luajne nje rol te rendesishem ne trup duke qene se jane te vetmit pergjegjes per emocionet, tretjen, metabolizmin, deshiren seksuale, madje edhe energjine.
Aktivitete te thjeshta te tilla si loja me letra, shoqerimi dhe “surfimi” ne internet mund te vonoje renien e kapacitetit mendor pas moshes 70 vjeçare, eshte perfunimi i nje studimi te publikuar ne revisten “JAMA Neurolgy”.
Pothuajse 98% e kaliumit gjendet te qelizat, kështu që çdo ndryshim në nivelin e tij mund të ketë efekte serioze në nervat, zemrën dhe muskujt. Ja simptomat e niveleve të ulëta të kaliumit në trup:
1. Kapsllëku
Mungesa e kaliumit mund të ngadalësojë shumë funksione trupore, si dhe procesin e tretjes.
2. Lodhje e përgjithshme
Një tjetër simptomë e mungesës së kaliumit është ndjenja e përgjithshme e lodhjes, sepse çdo qelizë në trupin e njeriut ka nevojë për kalium, në mënyrë që të funksionojë siç duhet. Konsultoheni me mjekun tuaj për të gjetur shkaktarin e duhur.
Për të gjithë ata që janë bërë vegjetarianë duke menduar se ata do të jetojnë më gjatë, nëse ata nuk hanë mish, hulumtimi në Universitetin e Sidneit sjell një lajm të keq – vegjetarianizmi nuk është i lidhur me rrezik të reduktuar të vdekjes së parakohshme.
Hulumtuesit australianë kanë përcjellur zakonet e gati një çerek milioni njerëzish të moshës 45 vjet dhe më të vjetër, për një periudhë prej gjashtë vjetësh. Në një raport të botuar në revistën e mjekësisë preventive, u tha se nuk kishte dallim të madh në probabilitetin e vdekshmërisë në mesin e atyre që e praktikojnë mënyrën e plotë vegjetariane të ushqimit, gjysmë të plotë (mish një herë në javë) ose "Pesco" (të bazuar në peshku), dhe atyre të cilët rregullisht hanë mish.
Hulumtuesit morën parasysh faktorë të tjerë, të tillë si mosha, pirja e duhanit dhe alkoolit, tensionin e lartë të gjakut, diabetin e tipit 2 dhe sëmundjet e zemrës. Veganët kategorizohen, gjithashtu, si vegjetarianë.