Sot do te mberrije ne nje vizite zyrtare ne Tirane komisioneri per zgjerimin Johannes Hahn. Ne axhende eshte parashikuar nje takim me Presidentin Meta dhe kryeministrin Edi Rama, qe do te pasohet ne oren 15:00 nga nje konference per mediat. Hahn ndryshe nga vizita ne Shkup, ne Tirane nuk ka ne plan per te takuar perfaqesuesit e opozites.
Pas pak do te dale para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit (KPK) anetari i Gjykates se Larte, Artan Zeneli. Ai eshte i katerti gjykates i larte pas Edmond Islamajt, Admir Thanzes dhe Tom Ndreces qe del para vetting-ut dhe eshte ne listen prioritare, pasi kandidon per Keshillin e Larte Gjyqesor. Treshja e seances degjimore do te beje vleresimin ne 3 shtylla: pasuria, kontrolli i figures dhe aftesite profesionale.
Ndersa vijon ne te gjithe vendin, kontrolli dhe fushata e ndergjegjesimit te ndalimit te prodhimit, importit dhe perdorimit te qeseve plastike, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka vijuar takimet sqaruese dhe konsultuese edhe me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikes ne vend. Ne zbatim te ligjit per qeset plastike eshte ne proces hartimi, udhezimi i ministrit per saktesimin e zbatimit te tij per disa elemente: si procesi i biodegradimit, ricilikimit, apo pjeses te qeseve.
Qe te hapen negociatat nuk duhet vetem qe Shqiperia te vazhdoje tempin e reformave, por te mbylle edhe rrugen e re te emigracionit ilegal drejt BE. Kreu i Keshillit te BE, Donald Tusk u takua me Edi Ramen ne Bruksel. Kushtet jane te qarta. Brukseli kerkon ne tre drejtime kryesore rezultate te qendrueshme deri ne qershor 2019 qe te hape me Shqiperine negociatat e pranimit ne BE: perfundimi i reformave; zgjidhja e mosmarreveshjeve me Greqine; mbyllja e rruges se re te emigracionit ilegal drejt Shqiperise. Koha nuk pret per te dyja palet, Shqiperine dhe BE.
Zgjedhjet e aferta vendore duket se nuk jane mjaftueshem arsye e forte qe procesi i nisur i zgjedhjeve ne Partine Demokratike te perfundojne ne afatet e parashikuara ne urdhrat e firmosur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Me ndryshimet ne statut me 28 prill selia ne qender urdheroi nisjen e zgjedhjeve ne deget vendore te Partise Demokratike, proces qe parashikohej te mbyllej brenda muajit qershor, qe me pas i hapte rruge zgjedhjeve ne qender.