Sot Tiranen e viziton presidenti i Keshillit te Europes Donald Tusk.Ai vjen ne Tirane ne ne kuader te nje turi ballkanik ku do takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, me presidentin serb, presidentin kosovar, ate te Malit te Zi dhe Maqedonise.
Paketa me ndryshimet ne statutin e Partise Demokratike, perpos perfshirjes se Jozefina Topallit ne Keshillin Kombetar dhe ndryshimin e rregullave per zgjedhjen e kandidateve per deputete dhe kryetar bashkie, ka prodhuar edhe nje surprize te tjeter. Ndryshimet ne statut, miratuar diten e premte nga Keshilli Kombetar, perjashtojne Jamarber Malltezin, dhendrin e ish-kryeministrit, Sali Berisha, nga Kryesia e Partise Demokratike.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha dhe rrethi i tij i besuar, po djegin, ndoshta mundesine e fundit, per nje bashkim te partise dhe pajtim me linjen anti-Basha, para zgjedhjeve te ardhshme lokale. Ndryshimet ne statutin e Partise Demokratike, i quajtur ndryshe kushtetuta e partise, duke se do te thelloje me tej hendekun mes linjes se kryetarit dhe grupit anti-Basha, perfaqesuar nga Astrit Patozi, Jozefina Topalli, Arben Imami, Genc Ruli, Ridvan Bode etj.
Partia Demokratike ndryshon rregullat per zgjedhjen e kandidateve per deputete dhe kryetar bashkie. Nese sipas statutit aktual, kandidatet per deputete dhe kryetar bashkie i zgjidhje kryetari ne limitet e fundit kohor, duke anashkaluar strukturat e partise, statuti i ri Partise Demokratike parashikon nje mekanizem te ri per perzgjedhjen dhe miratimin e kandidaturave. Vleresimi i kandidaturave do te behet nga nje komision i posacem.
Shefja per Politike te Jashtme ne Bashkimin Europian, Federika Mogherini, ka mberritur ne Tirane, ndersa do te darkoje me kryeministrin Edi Rama. Takimet e saj zyrtare do te zhvillohen gjate dites se neserme, ku ne oren 11:00, ajo do te kete nje konference shtypi me kreun e qeverise.