Meta dekoron me medaljen 'Flamuri Kombëtar', presidenten e Kroacisë

0.7Meta Kitarovic20123000

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Pallatin e Brigadave, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Dekorimi i kreut të shtetit është bërë “”Për kontributin e çmuar në intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë; për forcimin e mëtejshëm të miqësisë shumëshekullore midis popullit shqiptar dhe atij kroat; si dhe për mbështetjen e pakursyer në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. 

Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se Shqipëria është me fat që ka një vend mik si Kroacia dhe rrugën dhe proceset e saj integruese. 

Postimi i Presidentit Ilir Meta
I gëzuar që dekorova Presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç me Medaljen më të lartë të Shqipërisë “Flamuri Kombëtar”. Mirënjohje për mbështetjen e saj dhe të Kroacisë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Me fat që kemi miq të tillë të mirë.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.