Largimi i papritur i Eduard Halimit nga deputeti i Partise Demokratike ka vene ne levizje partine me te madhe opozitare ne vend. I dyti ne listen e PD ne Qarkun e Beratit ishte Astrit Veliu, i cili rrjedhimisht i takonte dhe mandati i deputetit.
Parlamenti ka rrezuar sot me 73 vota kunder dhe 11 pro, projekt-rezuluten e Partise Demokratike, qe i kerkonte qeverise shqiptare qe te ndryshonte qendrim lidhur me qendrimin kunder ne OKB per te njohur Jeruzalemin si kryeqytet te Izraelit. Per kete qendrim, u miratua rezoluta e Partise Socialiste me 73 vota pro dhe 11 kunder, e cila e mbeshtet qeendrimin e mbajtur nga qeveria.
Eshte bere sot prezantimi i programit “100 fshatrat”. Nje program i perbashket i 4 ministrive, Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Energjise dhe Infrastruktures, Ministria e Kultures, dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. I pranishem ne kete aktivitet ka qene edhe kryeministri Edi Rama.
Presidenti i Greqise, Pavlopulos ka deklaruar se eshte e pakonceptueshme qe udheheqja e Shqiperise te ngreje ceshtje came, pasi sipas tij nuk ekziston. Kreu i shtetit grek ka kercenuar Shqiperine duke deklaruar se nese deshiron integrimin ne BE te harroje çeshtjen came. Ai ka shtuar se respekti per historine eshte baza nderkombetare per miqesine dhe fqinjesine e mire.
Ish deputetja e PD-se, Majlinda Bregu do te kandidoje per Sekretare te Pergjithshme te Keshillit te Bashkepunimit Rajonal. Por ne nje status te sajin ne Facebook, Bregu ka sqaruar se eshte nje pozicion qe nuk varet nga qeveria shqiptare.