Zyrtarizohen 16 kandidate per 12 vende vakante ne Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte te Prokurorise, dy organet me te rendesishme te drejtesise se re. Kandidatet, pjese e grupit prioritar prej 57 subjektesh, kane kaluar me sukses sfiden e trefishte te Vetingut, per ligjshmerine e pasurise, pastertine e figures dhe aftesite profesionale, duke u konfirmuar ne detyre si prokurore dhe gjyqtare, por edhe duke u zyrtarizuar ne te njejten kohe si kandidate per anetare te kupoles se drejtesise se re.
Ngerci rreth pamundesise se emerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve te rinj ne sistemin e drejtesise eshte drejt zgjidhjes, duke e bere te panevojshem konsensusin politik mes PS, PD dhe LSI per votimin e projektligjit qe ndryshon ligjin per statusin e magjistrateve. Pershpejtimi i ritmit nga organet e Vetingut me kontrollin e trefishte te listes se pare prioritare me 57 prokurore dhe gjyqtare, sjelle per rrjedhoje konstituimin e dy organeve me te rendesishme te drejtesise, Keshillit te Larte Gjyqesor dhe Keshillit te Larte te Prokurorise.
Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar raportin e publikuar dje nga Departamenti Amerikan i Shtetit lidhur me klimen e te berit biznes ne Shqiperi. Ne nje reagim ne Facebook, Basha shkruan se ekonomia po tkurret per shkak te plaçkitjes nga oligarket. Kryedemokrati ka hedhur akuza drejt kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij, ky i fundit ka shantazhuar investitoret e huaj qe duan te investojne ne Shqiperi.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Edmond Spaho u shpreh se viti i pestë i qeverisë së Edi Ramës ka përkeqësuar ekonominë e familjeve shqiptarë.
“Mungesa e investimeve dhe përqendrimi i ekonomisë tek disa klientë të kryeministrit kanë ndikuar për keq në ekonomi, e cila nuk ka rritje reale që të ndikojë në rritjen e punësimit apo hapjes së vendeve të reja të punës. Statistikat e Edi Ramës se rritja ekonomike është 4.45 përqind janë përpjekje për të mashtruar shqiptarët”, tha kryetari i grupit parlamentar të PD.
Sot do te jete nje dite e ngjeshur per Komisionin e Pavarur te Kualifikimit, pasi jane planifikuar qe te zhvillohen disa seanca. Komisioni nisi punen me dhenien e vendimit per gjyqtarin e Tiranes, Bledar Abdullai, i cili u shkarkua nga detyra, pasi bashkejetuesja nuk justifikon 400 mije euro.