Vdekja e Adem Demaçit/ Ilir Meta në Prishtinë: Lamtumirë Baca Adem, heroi ynë i përjetshëm!

0.3meta prishtine homazhe0223012515

Arkivoli i veprimtarit të shquar Adem Demaçi, me ceremoni shtetërore është dërguar sot në sheshin’ Skënderbeu’ në Prishtinë për homazhe, i përcjellë nga Garda e FSK-së. Liderët e shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë kanë mbajtur fjalimin në nderim të figurës së shquar.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, tha në fjalën e tij të lamtumirës për bacën Adem:

"I dashur Baca Adem, - tha Meta, - jeta jote ishte luftë, por ti arrite ta fitosh sepse ti arrite të jesh Adem Demaçi i Kosovës. E gjithë bota të njohu si Mandela i Kosovës. Ti ishe mbrojtësi i flaktë i të drejtave të njeriut, pa dallim, njeriu ndryshe i nënqiellit tonë.

Sot fjalët Bacë, janë të pakta për ty. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës. Lamtumirë baca Adem Demaçi, heroi ynë i përjetshëm i përpjekjeve për liri."

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.