Shkarkohet prokurori Elsion Sadiku, nuk justifikoi pasurinë e gruas

0.5shkarkohet prokurori0132105

Prokurori në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit të Korçës, Elsion Sadiku nuk është rikonfirmuar nga Komisioni i Pavarur të Kualifikimit. Pas seancës dëgjimore të zhvilluar disa ditë më parë, trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici ka vendosur që prokurori të mos rikonfirmohet. 

Sipas KPK-së, pikat ku u cënua figura e Sadikut është blerja e pajisjeve dentare në vitin 2007 për klinikën e bashkëshortes, kontrata e shitblerjes së një pallati dhe pushimi i një çështjeje.

Fillimisht sipas raportit të ILDKPKI-së, deklarimi i Sadikut rezulton i saktë dhe me burime të ligjshme, raport të cilin e ka mbështetur edhe KPK-ja.

Prokurori Sadiku deklaroi si pasuri tijën: bashkëpronësinë e një toke bujqësore me sipërfaqe 16 mijë m2; blerjen e pajisjeve për një klinikë dentare dhe kaparin prej 13 mijë eurosh për blerjen e një apartamenti 108 m2, të cilat janë kthyer mbrapsht për shkak të anullimit të shitjes.

Për klinikën e bashkëshortes është harxhuar vlera e 7.5 mijë eurove. Në një kohë kur ajo ka deklaruar në 2008 një dhuratë nga babai për fejesën vlerën prej 500 mijë lekësh dhe 1 mijë lekë të ardhura nga puna si dentiste edhe pse në këtë periudhë kohore ajo nuk rezulton të ketë qënë e punësuar.

Një tjetër problem është kontrata e shitblerjes së një pallati me vlerë 34 mijë euro duke paguar fillimisht 27 mijë euro; më pas është bërë anulimi i kontratës, e cila më pas është lidhur për një apartament tjetër. Kjo kontratë nuk ka burime të ligjshme.

Gjithashtu subjekti i rivlerësimit në qershor të 2015 ka marrë vendim për "pushim çështjeje" me arsyetimin që nuk plotësoheshin elementët e veprës penale. Çështja ka bërë bujë pasi është denoncuar edhe në një emision investigativ, ku thuhej se dy pedagogët në Korçë kishin shfaqur parregullsi gjatë punës.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se subjekti nuk ka kryer veprime të plota dhe shteruese ndaj pjesëmarrjes dhe diplomimit në Bullgari, ku provimet jepeshin në bullgarisht apo anglisht, ndërsa dy të dyshuarit (burrë e grua) nuk kanë paraqitur akte të njohjes së kësaj gjuhe.

KPK

Në fjalën e tij, Sadiku është shprehur se pajisjet do t’i kishte blerë me shumën e 1.5 milion lekëve të cilat i kishin kursyer por më pas i kishin gjetur të përdorura me çmimin e 7500 eurove.  Sadiku ka sqaruar edhe shumën e një milionëve si pajë kur më parë kishte deklaruar 500 mijë lekë.

Të ardhurat prej 1 milion lekësh nga puna e gruas nuk janë të vitit 2008, por nga 2007 deri në mars 2009. Përveç të ardhurave të punës bashkëshortja mori dhuratë nga babai si pajë një milion lekë. Bashkëshortja ka nisur të punojë menjëherë pas përfundimit të shkollës, por e paregjistruar. Në vitin 2009 ajo e ka marrë pagesën cash dhe jo përmes sistemit bankar. Nga 2008 deri në 2012 unë nuk kam deklaruar cash, për shkak se formulari i deklarimit nuk e ka pasur kategori për ndryshimin e gjendjes në cash. Për këtë arsye deri në 2012 nuk kam deklaruar shtim të vlerës së parave cash.

Elsion Sadiku

Por pavarësisht sqarimeve të tij, KPK-ja ka shkarkuar prokurorin Sadiku.

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.