PD: Qeveria të bëjë publike përgjigjet për 15 pyetjet e Brukselit, për aferën korruptive Rama-Fusha
Partia Demokratike i është rikthyer sërish sot betejës për shpëtimin e Teatrit Kombëtar dhe pronën publike duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare t’i japë përgjigje publikisht, 15 pyetjeve që i ka drejtuar për transparencë, Komisioni Europian. Në të kundërt, do të jetë Partia Demokratike që do t’i përgjigjet atyre dhe do t’ua bëjë të qartë qytetarëve shqiptarëve.
Deklarata u bë nga kreu i Komisionit të Integrimit Europian, Genc Pollo, i cili i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të reagojnë ndaj ligjit të posaçëm të Ramës për Fusha shpk, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.
Deklarata e PD-së: Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka mbi tryezë pyetje zyrtare të Komisionit Europian, i cili i kërkon qeverisë të japë shpjegime mbi Ligjin Special “Rama - Fusha shpk", përmes të cilit shëmbet Teatri Kombëtar dhe grabitet toka publike për të ndërtuar aty kulla me më shumë se 20 kate. Pyetjet e Komisionit Europian janë të qarta e të shkoqura; që unë i përmbledh fare mirë në një të vetme: pse ja dhatë kontratën pikërisht kompanisë Fusha shpk. pa tender e pa garë e sidomos pse me ligj të veçantë? Dhe nuk ka bir nëne që mund t'u pérgjigjet ketyre pyetjeve pa e bërë beli: -se është shkelur Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, Kushtetuta e një gjysëm duzine ligjesh; - se behet Ligji Special Fusha shpk për të shmangur Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku PS nuk ka shumicën e duhur për tjetërsimin e pronës publike - se caktohet Fusha shpk që Rama@Co të pastrojnë paratë.
Para dy javësh ne këtë foltore denoncova shkeljen e rëndë që Ligji Special Fusha shpk i bën Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian dhe shtova se Komisioni Europian ka të drejtë e detyrë të ndërhyjë. Këtë shqetësim ne e kemi ngritur edhe në letrën që, bashkë me 3 kolegë demokratë, i dërguam Komisionit Europian ku shprehëm qartë se Ligji Special Fusha shpk përjashtoi nga gara kompanitë e tjera, përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian.
Ligji special “Fusha shpk” përveçse që kaloi shpejt, nga sytë këmbët, në Kuvend, ai nuk u lejua të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit europian. Pikërisht në Komisionin që ka detyrë të verifikojë nëse p.ligjet janë në përputhje me MSA e legjislacionin europian! Sot mund të shtoj diçka tjetër: Se nuk ishte thjesht arroganca shkaku që qeveria e përjashtoi opozitën nga mbledhja e Këshillit të Stabilizim Asociimit në nentor 2017 duke prishur një traditë pozitive të iniciuar shumë vite më parë nga mazhoranca e PD. Ky përjashtim duket se ka qenë i paramenduar pasi sipas MSA neni 74 (Kontratat publike) Ke?shilli i Stabilizim-Asociimit shqyrton periodikisht nëse Shqipe?ria lejon pjesëmarrjen e kompanive komunitare europiane në gara për kontrata publike. Dhe natyrisht që qeveria rilindiste nuk lejon as kompani shqiptare e as komunitare në tenderat e saj përveç fushave shpk. Dhe normalisht që opozita, si shahit i bezdisshëm, më mirë të përjashtohet nga mbledhja.
Ne nuk presim që qeveria t’i thotë të vërtetën Komisionit Europian. Por gjithësesi është koha që Qeveria të mos vonojë asnjë ditë më shumë përgjigjet e saj për Komisionin Europian; dhe t'i bëjë ato menjëherë publike, me transparencë, sepse tani kjo nuk është më një çështje e rutinës parlamentare. Partia Demokratike, si alternativë e pushtetit, do të hartojë pergjigjet e veta ndaj pyetjeve të Brukselit, do t'i paraqesi ato në BE dhe do t'i publikojë ato. Qytetarët le të gjykojnë pastaj. Afera Fusha shpk me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave, në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, është çështje e çdo shqiptari që, në vend të sundimit të krimit dhe korrupsionit, do Europën!
LEXO TE NGJASHME