Sesioni parlamentar/ LSI nuk bashkon votat me PS për magjistratët

0.2kuvendi sot02212

Prova e parë e Partisë Socialiste për formimin me LSI të 84 votave në Parlament dështoi të hënën e kësaj jave. Kjo nuk do të ndryshoi as gjatë dy javëve në vijim, ku do të zhvillohen dy seanca të tjera parlamentare, ku janë parashikuar të votohen 3 projekte, për miratimin e të cilave kërkohen 84 vota, që maxhoranca socialiste nuk i disponon. 

Propozimi i Partisë Socialiste për emërimet e magjistrave të rinj nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe nga Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nuk do të gjejnë mbështetje nga Lëvizja Socialiste për Integirm. Kryetarja e kësaj partie, Monika Kryemadhi ka deklaruar se, LSI nuk do të bëjë pazar me askën.

Pikërisht këtij qëndrimi do t’i përmbahet LSI për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të cilin çdo ndryshim kërkon minimalisht 84 vota. Burime nga LSI bën me dije se kjo parti nuk mund të jap votë pro një propozimi, që sipas lëgjvënësve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, kap organet e drejtësisë nga maxhoranca. 

Njëkohësisht, gjatë kësaj jave në komisionet parlamentare janë shqyrtuar dy kode që sërish kërkojnë 84 vota. Deputeti i PS, Pjerin Ndreu ka kërkuar një ndryshim në Kodin Rrugor për lejedrejtimet e huaja që pezullohen nga autoritet shqiptare për shkak të shkeljeve dhe një propozim i dytë që parashikon ashpërsimin e gjobave për ata drejtues mjetesh që kapen duke komunikuar gjatë kohës që drejtojnë autombjet. Këto propzime sërish nuk do gjejnë mbështje nga LSI. Burime nga kjo parti thanë se, LSI nuk mund të votojë një ndryshim ku deputetët nuk kanë marrë pjesë në shqyrtimin e tyre. 

Këtë argument Lëvizja Socialiste për Integrim e jep edhe për projekligjin për Kodin Ajror që synon rregullin ligjor të hapësirës ajërore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën a aviacionit civil. Ndërkohë, sipas burimeve nga të dyja partitë opozitare bënë të ditur se, sërish fokusi do të jetë tek ligji për shembjen e teatrit kombëtar. PD dhe LSI do të përsërisin kërkesën për proces të rregullt të votimit të ligjit që parashikon shembjen e Teatrit të ri Kombëtar.

 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.