Vettingu vazhdon, sot radha e Prokurorit të Prokurorisë së Tiranës

0.6vitore tusha kpk320165156120

Edhe sot do te kete seance te Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. 

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Adriatik Cama, njëherazi kandidat për KLP do të përballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Seanca dëgjimore nis në orën 10:00.

Trupa Gjykuese është e përbërë nga Genta Tafa (Bungo), Suela Zhegu, Pamela Qirko.

Prokurori Cama i është nënshtruar vetingut me përparësi, pasi është njëri prej 19 kandidatëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Para se të emërohej prokuror i Prokurorisë së Tiranës në vitin 2010, ai ka punuar në Tepelenë dhe në Lushnje.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Adriatik Cama nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.