7 mënyra të thjeshta për të mbrojtur mjedisin

Kuriozitetet

Ne të gjithë duam ta  mbrojmë  planetin tonë, por ne jemi kryesisht shumë të zënë ose tepër dembel për të bërë  ndryshime të mëdha që do të përmirësonin stilin e jetës sonë në ruajtjen e mjedisit.

Këto janë 7 mënyra të thjeshta për t’u zbatuar në jetën tuaj të përditshme të cilat do të bëjnë  një ndryshim. Nuk ka asgjë të re këtu, por në qoftë se ju ndiqni të paktën disa nga këto këshilla, ju mund të jeni krenar për veten pasi po merrni pjesë në mbrojtjen e mjedisit.

  1. Përdorni llampa fluoreshente: Vërtet, këto llampa janë më të shtrenjta, por ato zgjasin më gjatë dhe mund të kursejnë energji dhe në një afat më të gjatë, fatura e energjisë elektrike do të reduktohet.
  2. Dhuroni: Ju keni rroba apo gjërat që ju doni ti heqni qafe . Nëse ata janë ende të përdorshme, dhurojani dikujt që ka nevojë për to. Ju mund të zgjidhni për t’ua dhënë edhe shoqatave.  Këto shoqata mund t’i shesin dhe të mbledhin pak para. Ju do ndihmoni, jo vetëm në mbrojtjen e  mjedisit, por  gjithashtu do të kontribuoni për një arsye të mirë.
  3. Fikni paisjet tuaja: Kur ju nuk e përdorni një paisje në shtëpi, fikeni atë. Për shembull, në qoftë se ju nuk shikoni televizor, fikni atë. Fikeni dritën, kur ju largoheni nga dhoma (edhe në qoftë se keni ndërmend të ktheheni sërisht.) Është një zakon i lehtë për ta bërë dhe do t’ju ndihmojë të kurseni një shumë të hollash.
  4. Ecni ose pedaloni: Përdorimi i makinës është një nga shkaqet më të mëdha të ndotjes. Nëse ju doni të përdorni makinën tuaj, bëni vetes këtë pyetje: A më duhet  vërtetë  makina ime? Ecni ose përdorni biçikletën tuaj nëse udhëtimi është i shkurtër.
  5. Përdor dozen e duhur të detërgjentit: Ndiqni dozën e rekomanduar të detergjentit që lani rrobat tuaja apo enët.

  6. Mos e lini rubinetin të pikoj: Shikojeni rubinetin nëse pikon, pasi mund të shkaktojë një rritje të konsiderueshme në faturën e ujit. Rreth 120 litra ujë mesatarisht mund të humbas nëse rubineti pikon.
  7. Përdoreni ujin e shiut: Mendoni ta përdorni ujin e shiut. Ky ujë mund të përdoret për qëllime të ndryshme.

LEXO TE NGJASHME

0.44 opinione

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.