"Kam probleme me frymëmarrjen", detaje nga vdekja e Gerti Bogdanit, po pinte kafe me miqtë kur....
Detaje të reja dalin nga vdekja e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i cili dyshohet se ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak.
Ai ka qenë duke konsumuar kafe në ambientet e hotelit Rogner në Tiranë, kur ka shfaqur shqetësime.
“Kam probleme me frymëmarrjen”, u është drejtuar ai miqve të tij, me të cilët po pinte kafen dhe është laguar për në tualet.
Por pasi është vonuar, miqtë e tij të shqetësuar shkuan në tualet dhe kanë hapur derën me forcë.
Ata e kanë gjetur ish-deputetin e PD-së të shtrirë përtokë dhe i kanë dhënë ndihmën e parë.
Më pas kanë lajmëruar ambulancë, por sipas dëshmitarëve është vonuar.
LEXO TE NGJASHME