Traumat e Covid-it: Truri i adoleshentëve u plak me katër vjet!

stressed teacher wearing mask

Për të mbrojtur kryesisht pjesën më të moshuar të popullsisë nga Covid-i, qeveritë në mbarë botën vendosën karantina të rrepta me shpresën se kështu do të frenonin përhapjen e virusit.

Por në këtë mënyrë, ato i shkaktuan të rinjve dëme të pariparueshme: Një studim i realizuar nga Universiteti i Washingtonit, e i publikur në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences, tregon se periudhat e gjata të izolimit në shtëpi gjatë pandemisë kanë bërë që truri i adoleshentëve të plakej me ritme tronditëse.

Një proces ky, gjatë të cilit është regjistruar një maturim jo normal dhe i përshpejtuar sidomos tek vajzat në nivelin e 4.2 viteve mbi mesataren dhe 1.4 viteve tek djemtë. Fenomeni shqetësues u diktua pas matjeve të kryera trashësisë së korteksit cerebral, shpjegon ekspertja Patricia Kuhl.

Korteksi cerebral normalisht hollohet me kalimin e moshës, megjithatë disa studime tregojnë se stresi kronik dhe traumat e përshpejtojnë edhe më shumë hollimin e kesaj shtrese qe mbulon trurin, cka bart dhe një rrezik më të madh të zhvillimit të çrregullimeve neuropsikiatrike dhe të sjelljes.

Shumë prej tyre, si ankthi dhe depresioni, shfaqen shpesh gjatë adoleshencës. Kuhl shpjegon se  pikërisht lidhja e hollimit të përshpejuar kortikal me traumat e rënda, stresin dhe neglizhencën në fëmijëri, i bëri studiuesit të dalin me hipotezën se ndryshimet e vena re tek adoleshentet tani, jane pasojë e stresit të madh të shkaktuar nga karantinat masive.

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.