Luiz Ejlli paralajmëron filmin e radhës! Kush do të jetë partnerja e tij?

 640 0 66dee8742c7a9

 

Përmes një postimi në Instagram, Luiz Ejlli u ka zbuluar ndjekësve se një skenar filmi është thuajse në përfundim. Projektin e ri ai e ka marrë përsipër vetëm dhe do t’i duhet pak kohë për të gjetur bashkëpunëtorët. Luizi u premton ndjekësve se nuk do të zhgënjehen edhe sikur të duhet të paguajë gjithçka vetë,

Por, ai ka zbuluar se do të ketë një partnere në film, emrin e së cilës nuk e ka zbuluar.

“Jam pothuajse në fund të skenarit për filmin e radhës. E merrni me mend se kush do të jetë partnerja ime? Meqenëse jam vetëm, do të më duhet edhe ca kohë sa t’i gjej, të biem dakord dhe të vendos për aktorët, ekipin e xhirimit, sponsorët etj. Ju jap fjalën që nuk do të zhgënjeheni, sikur edhe nga xhepi ta paguaj të gjithin. Dhe siç e dini, unë fjalën e mbaj”

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.