"Mediat po shpifin", Ilnisa reagon për herë të parë për aksidentin e Meritonit
Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Ilnisa Agolli ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ditën e sotme se partneri i saj, Meriton Mjekiqi është në gjendje të rëndë për jetën, pasi u përfshi në një aksident.
Sipas “PopArt” gjendja e Meritonit ishte e rëndë, por Ilnisa me anë të reagimit lë të kuptohet se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.
Po ashtu, Ilnisa shprehet se lajmi është i pavërtetë dhe i kërkon autoriteteve të marrin masa për shqetësimin që informacioni i kanë shkaktuar familjarëve.
Ne fakt, permasat alarmante qe i dhane ngjarjes disa media, i ka shuar edhe gazetari Milaim Zeka i cili ka thene se ndodhej ne makine me Meritonin dhe se ai nuk ka kurrfare rreziku per shendetin.
LEXO TE NGJASHME