Lojëra fati dhe prostitucion, arrestohen në Rinas 3 kinezë. Çfarë iu gjet në valixhe
Tre shtetas kinezë janë arrestuar në Tiranë, teksa një tjetër është proceduar në gjendje të lirë në kuadër të operacionit policor të koduar “Electronics”.
Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.
Dyshohet se kinezët organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit.
Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.
LEXO TE NGJASHME