Nga Çim Peka/ Rama ka nevojë për rusë dhe rusët për Ramën!

kryeministri.rama.rusia.cim.peka

Është sekret publik që Vuçiç do Ramën në pushtet, e si rrjedhoje Putin nuk mund të jetë kundër atyre që Vuçiç do në Tiranë. 

Të vetmen gjë që i kërkoi Zelenski Ramës në fjalën që mbajti për Parlamentin e Shqipërisë, ishte mos lejimi i turistëve rus në Shqipëri.

Rama bëri pikërisht të kundërtën. Jo vetëm se këtë gjë e pati kërkuar edhe Sali Berisha, jo se rusët do shpëtonin turizmin shqiptar nga falimentimi, por se Ramës i duhen rusët nëpër këmbë që të ketë mundësi të bëjë pazare më të rënda me perëndimin në dëm të demokracisë.

Jemi në anën e duhur të historisë thotë Rama, kështu pati thënë edhe Enver Hoxha në ‘45, kur u lejua të zhdukte pluralizmin rishtar në Shqipëri. Ata që ishin kundër regjimit të Hoxhës, automatikisht konsideroheshin në anën e gabuar të historisë.

Pikërisht këtë do të luaj edhe Rama në vjeshtën e vështirë për të nga protestat e paralajmëruara.

Dy pyetje shtrohen:

A do lejohet instalimi i regjimit të Ramës se qënka në anën e duhur të historisë kur të gjithë faktorët politikë janë kundër pushtuesit (atëherë Hitleri, sot Putin) si në ‘45?

A do mbyllin edhe një herë sytë përpara instalimit të një regjimi, demokracitë perëndimore si në 1945?

Ps: Shqiptarët nuk duhet ta bëjnë kurrsesi! 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.