Spinaqi , nje aleat i duhur per te qene ne forme Spinaqi bën pjesë tek zarzavatet më të çmuara. Ai përmban 13 flavonoidë, pigmente bimore, të ndryshëm me forcë veçanërisht anti-kancerogjene, anti-mutagjenike dhe anti-inflamatore duke mbrojtur qelizat dhe molekulën e ADN-s.
Karrotenoidet e spinaqit mbrojnë nga kanceri i prostatës dhe nga sëmundjet degjenerative të syve si katarakti. Është burim i shkëlqyeshëm i fibrave të tretshme, prandaj është njëri nga ushqimet më efikase në procesin e dobësimit, por edhe regullimit të nivelit të kolesterolinës.
100 g spinaq i freskët përmban rreth 25 % të vlerës së përgjithshme të rekomanduar ditore të hekurit. Spinaqi është një nga burimet më të mira të hekurit, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e ruazave të kuqe të gjakut. Ai gjithashtu është i këshillueshëm edhe për ata që nuk duan të shtojnë në peshë, pasi nuk përmban kolesterol.
Hepatitet jane cilesuar si nje epidemi e heshtur qe vret, pasi shumica e personave qe jane te prekur nuk e dine, sepse hepatiti demton pa shfaqur shume shenja. Studimet e shumta tregojne se 1 ne 3 persona mund te jete mbartes i Hepatitit B. Ne Shqiperi numerohen rreth 250 mije persona te semure me hepatit.
Konsideruar nje nder frutat me te preferuara tropikale, bananet perveç shijes dhe freskise, mbartin me vete nje sere vlerash ushquese. Bananet permbajne tri sheqerna natyrore, saharoze, fruktoze dhe glukoze te kombinuara me fiber. Hulumtimet kane vertetuar se konsumimi i vetem dy bananeve ofron energji te mjaftueshme per te perballuar nje stervitje te zellshme 90 minuteshe.
Levoret e frutave permbajne vlera te larta ushqyese. Ne kete perfundim kane arritur hulumtuesit te cilet kane zbuluar se acidi i cili e mban levoren e molles te shkelqyer, na jep me shume vlera per shendet se sa vete brendesia e molles, duke filluar nga forcimi i muskujve deri te mbajtja nen kontroll e kolesterolit dhe sheqerit.
E konsideruar edhe si mbreteresha e bimeve sheruese, Aloe Vera mendohet se eshte nje nga mjetet me te mira natyrore, qe mund te perdorim kunder problemeve te ndryshme. Lengu i saj, sipas specialisteve, eshte nje ilac cudiberes, jo vetem persa I perket mirefunksionimit nga brenda te organizmit tone, por edhe pasjes se nje pamjeje te jshtme sa me te bukur.