Mizu Shingen Mochi, “embelsire japoneze…si nje pike uji”

Mesa duket kretiviteti i japonezeve nuk eshte i kufizuar vetem tek shpikjet teknologjike por edhe ne ushqim. Ata kane shpikur nje embelsire e cila me shume ngjason me nje pike uji te servirur ne pjate. Kjo embelsire, e quajtur “Mizu Shingen Mochi’, qe do te thote “torte e ujit” eshte nje embelsire teper e veçante e cila duhet te konsumojhet brenda 30 minutave, pasi ne te kundert ajo zhduket nga pjata.
Embelsira ne pamje te pare te duket si nje pike uji ose nje pelte kristali me xhelatine, por ne fakt ajo eshte nje embelsire shume e ndjeshme e pergatitur me uje te fresket me burim nga mali Kaikoma ne Alpet e Japonise jugore. Personat qe e kane provuar kete embelsire e kane cilesuar nje embelsire shume te shijshme dhe freskuese.
LEXO TE NGJASHME



















