Ky test i gjakut mund te parashikoje sulmet ne zemer

 

 0000atac

Testet e rregullta te gjakut mund te identifikojne rrezikun e pacientit per nje sulm ne zemer deri 15 vjet me heret, kane zbuluar shkencetaret britanike.
Testi, i cili kushton gjashte euro, ndersa rezultati merret brenda 30 minutave, do te ndihmoje mjeket te verejne pacientet te cileve do t’u ndihmojne barerat apo ndryshime te stilit te jetes per te ruajtur jeten e tyre.

Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, 17.3 milione njerez ne vit vdesin nga nje sulm ne zemer. Shume prej ketyre vdekjeve jane shkaktuar nga stili i jetes se pacienteve, duke perfshire kosnumimin e alkoolit, pirjen e duhanit, dietes dhe stervitjeve. Pacientet zakonisht nuk reagojne derisa nuk i ndjejne shenjat paralajmeruese.

Kur muskuli i zemres eshte demtuar e leshon ne gjak proteinen e njohur si tropinon. Testi i gjakut tashme eshte duke u perdorur ne spitalet per diagnostikim te shpejte per vertetimin nese dikush kishte nje sulm ne zemer. Por nje studim i ri i kryer ne Universitetin e Edinburgut ne Glasgow, sugjeron se testi per troponin mund te perdoret per te zbuluar shenjat e hershme para se dikush te kete nje sulm ne zemer dhe te semuret nga ndonjera prej semundjeve te zemres.

Ekipi i cili ka bere kerkimet thote se eshte e nevojshme berja e disa testeve shtese ne menyre qe ky lloj testimi te futet ne praktiken e rregullt dhe te ndihmoje ne parandalimin e semundjeve te zemres.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.