Femijet te rrezikuar nga astma bronkiale, ja disa keshilla

000000000000000000000000000000 asma

Astma bronkiale eshte semundja me e shpeshte kronike e rrugeve te frymemarrjes te femijet. Numri i femijeve te prekur nga kjo semundje eshte rritur ndjeshem gjate viteve te fundit. Kjo lidhet me një sërë faktorësh si ndryshimi i mënyrës së jetesës, ku përfshihen ndryshimet në kushtet brenda shtëpisë: ngrohja me kondicionerë, prania e tapeteve, perdeve të rënda, etj. Gjithashtu dhe mënyra e ushqyerjes, duke synuar më tepër ushqimet e gatshme dhe pikante. Një faktor tjetër është dhe prania e kafshëve shtepiake: si mace, qen, etj.

Mbi 75 % e fëmijeve të cilet janë të diagnostikuar me astmë bronkiale jetojnë në zonat urbane, ndërsa pjesa e tjetër në zonat rurale. Kjo për vet faktin se në zonat urbane ndotja e ambjentit është shumë më e lartë se në zonat rurale. Kjo ndotje është përgjegjëse direkte për inflamacionin e mukozës bronikale, por gjithashtu ndikon indirekt duke favorizuar shfaqjen e alergjisë.

Sipas statistikave të ndryshme, më të prekur janë rreth 6-10 % e popullatës nën 15 vjeç, ndërsa simptomat e para të astmës ne 90 % të rasteve fillojnë para moshës 4-5 vjeç.

Kujdes, sigurohuni që femija juaj të mos jetojë në ambjente të mbyllura por në ambjente të ajrosura mirë, dhe gjithshtu të shëtisë sa më shumë kryesisht në natyrë.

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.