Prishtinë - Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të ketë diskutim për rritjen çmimeve në vend. Për shkak të lëvizjeve të çmimeve në tregjet ndërkombëtare, shumë produkteve u janë rritur çmimet edhe në Kosovë dhe kjo ka ndikuar tek shumë qytetarë të Kosovës. Çmimi i vajit ishte ai që ngjalli shumë reagime tek qytetarët e Kosovës, e tek disa markete për një ditë u shit mbi 3.50 euro.
Pershendetje, kontakto ne Whatsapp nese keni biznes dhe doni ta reklamoni !