Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike
Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ishte Komisioni i Rithemelimit që njoftoi një ditë më parë përmes deputetit Edi Paloka mbledhjen e këtij organi.
Këshilli i ri Kombëtar u zgjodh në Kuvendin e 30 prillit.
Paloka bëri të ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet në orën 18.00 dhe gjatë kësaj mbledhjeje do të zgjidhet edhe kryetari i këtij organi të PD-së.
Po ashtu ai tha se do të mbajnë edhe një qëndrim për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.
Edi Paloka tha se Këshilli Kombëtar është i vetmi organ që mund përcaktojë qëndrimin e unifikuar të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e kryetarit të ri të shtetit. Nga ana tjetër, Alibeaj tha se nuk do të ketë mbledhje të Këshillit dhe e cilësoi si institucion paralel.
LEXO TE NGJASHME