
Pas shpërthimit të protestave qytetare, qeveria shqiptare vendosi ngritjen e një strukture të posaçme të mbikëqyrjes së çmimeve të karburanteve. Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga Kryeministri dhe Ministrja e Energjetikës, ky Bord praktikisht do të vendosë nën administrim çmimet e tregtimit të karburanteve në vend.