Debat i ashpër mes Berishës dhe Alibeajt në mbledhjen e Grupit Parlamentar, akuzat e ndërsjellta

alibeaj.detyreee

Grupi Parlamentar i PD-së ka nisur këtë mëngjes mbledhjen në selinë blu. Në mbledhjen që po drejtohet nga kryetari i komanduar i së djathtës, Enkelejd Alibeaj janë shkëmbyer akuza të forta mes tij dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sali Berisha e ka cilësuar Alibeajn, si të përzgjedhurin e Taulant Ballës dhe jo të Grupit Parlamentar.

Je i përzgjedhur i Taulant Ballës dhe nuk je i përzgjedhur nga Grupi Parlamentar. Edhe Rama s’të përfill. Te mbajnë peng. Nuk ke mandat sepse je i zgjedhur i Taulant Ballës“.

Alibeaj është përgjigjur se nuk është peng i askujt ndërkohë që në debat, me tone të larta, ka ndërhyrë Flamur Noka, që i ka kërkuar Alibeajt të mos ia ndërpresë fjalës Berishës.

Berisha ka komentuar dhe procesin për zgjedhjen e  Presidentit të Ri, ku Rama ka ftuar deputetët e të gjitha Grupeve Parlamentare të japin tre propozimet e tyre. Sipas ish-kryeministrit, “ky është një proces mafioz i zarfeve sekrete”.

Ai që ndihet opozitar i vërtetë nuk mund të imagjinojë kurrë të marrë pjesë në një proces mafioz të zarfeve sekrete. Kemi të bëjmë me një nënshtrim të opozitës që zhvillohet me email dhe zarfe sekrete vendos turpin e vetë. Është e tëra në funksion të Edi Ramës dhe ne të bëjmë se jemi pyetur. Ka rregull për të qenë opozitë e vërtetë dhe ka rregulla shumë të qarta. Kur ai deputetët e vet, i fut me zarfin sekret një metode mafioze, tipike, ne s’kemi punë me të. Cilido që mendon ndryshe bën lojën e tij. Ç’punë kemi ne. Në këtë mënyrë vetëm në shpellat e mafias veprohet kështu. Të kujton përrallat me sumbulla të sheikëve të sulltanëve. Po përdhoset institucioni i Presidencës dhe e shqiptarëve. Nuk ke besimin në asnjë hap të PD-së. Je në funksion të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës”, i është drejtuar Berisha Alibeajt.

Në mbledhje, vihet re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha, ish-sekretarit të Përgjithshëm Gazment Bardhi. Mungojnë po ashtu dpeutetët Grida Duma, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Luçiano Boçi, Tomor Alizoti, Xhelal Mziu, Edi Paloka, Flutura Açka, Helidon Bushati, Alfred Rrushaj, Elda Hoti, Emilja Koliqi, Fation Veizaj, Fedinand Xhaferraj, Kastriot Piroli, Kreshnik Collaku, Sorina Koti.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.