Publikohen afatet, kandidatët për kreun e PD duhet të paraqesin kandidaturat brenda kësaj date 

 640 0 64bf40e46cf00702bfd748d2241568d4

Komisioni për Zhvillimin e Zgjedhjeve brenda partisë Demokratike, ka vendosur afatet për kandidatët që do të marrin pjesë në garën për kreun e PD-së që do të mbahet në datën 22 maj.

Kandidaturat për kreun e PD-së, do të pranohen nga dita e sotme dhe do afati përfundimtar për dorëzimin e tyre është data 7 Maj brenda orës 00:00.

Kjo datë u vendos në mënyrë unanime në Kuvendin e datës 30 Prill. Bazuar në rregullat ekzistuese, çdo anëtar i partisë Demokratike, ka të drejtë të konkurrojë për të qenë kryetar i PD-së.

Njoftimi i Plotë

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale

Në bazë të Statutit të PDSH dhe Vendimit Nr. 2 të Kuvendit Kombëtar të PDSH, të dt. 30 prill 2022, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton:

Afati i paraqitjes së kandidaturave për Kryetar të PDSH është dita e shtunë, datë 7 maj 2022, ora 12.00.

Dokumentacioni dorëzohet pranë Komisionit Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike dhe përban:

1. Kërkesë me shkrim, shfaqje interesi përkandidim;
2. Curriculum Vitae;
3. Formularin e plotësuar të pastërtisë së figurës.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.