Aborti: Vendimi i pritshëm në SHBA, sinjal i fortë në mbrojtje të jetës dhe për Shqipërinë

Vendimi i pritshëm në SHBA

Shqipëria është një vend ku ekziston një legjislacion i ekuilibruar për të drejten e abortit, qe pa dyshim ka nevoje per disa perforcime e kontrolle me te qarta. Megjithate Shqiperia eshte nje vend ku aplikimi i ligjit dhe kontrolli i tij jane ne anarki te plote.

Sipas te dhenave shume te cunguara kemi arritur ne 2200 jete te humbura nga abortet ne 5 vitet e fundit, me reth 200 te tilla per 1000 lindje. Dhe rezultatet jane tragjike, prej vitit 1991 jane “vrare” nepermjet abortit reth 33000 mije femra, duke bere qe raporti i lindjeve meshkuj/femra nga 105/100 qe eshte normalisht, te kaloje ne 112/100.

Kjo per shkak te aborteve selektive te realizuara mbi javen e 12 te shtatzenise qe parashikon ligji, si veprimtari kriminale keto. Per kete, edhe per shkaqe te tjera, nataliteti ka rene ne 1,7 femije per grua, kur niveli i minimal mbijeteses se shqoqerise eshte 2,1.

Aborti dhe planifikimi familjar jane krejt te ndryshme, abortet rriten kur deshton planifikimi familjar. Duhet kuptuar drejt, aborti nuk mund te jete nje e drejte universale e gruas, ai ka te beje me nderprerjen e nje jete tjeter. Pra ketu hyne elemente te shumte, te kufizimit te te drejtave te dikujt perpara cenimit te te drejtes se tjetrit per te jetuar, pra ne mbrojtje te jetes, te moralit, vlerave e mbijeteses se shoqerise, luftes ndaj shfrytezimit te gruas, kriminalitetit etj.

Prandaj vendimi i pritshem i Gjykates amerikane duhet konsideruar si nje perpjekje shume pozitive per te goditur keto fenomene “antijetë” e evituar abuzivizmin e konfuzionin ne emer te nje liberalizmi anarkist.

Kjo Gjykate po rrëzon Sentencen Roe vs Wade te vitit 1973, qe realisht e nxjerr abortin jashte kontrollit, duke e mundesuar ate deri ne limitin kohor te shtazenise se “mbijeteses se fetusit ne ambjentin e jashtem”. Kjo do te thote te pranosh abortin lirshem minimalisht deri ne javen e 24 te shtazenise, qe eshte e pajustifikueshme në çdo plan.

Ky vendimi i pritshem i asaj gjykate duke rrezuar ate Sentence do t’i hape rruge kufizimit te aborteve e vendosjes sipas shteteve te rregullave te qarta juridike e racionale per ato ne ShBA, qe do te influencoje pozitivisht per perballjen me kete veprim “antijetë”!

Ky vendim qe duhet pershendetur do te reflektoje edhe jashte SHBA ne qendrimin ndaj abortit, per “mbrojtjen e jetes”. Ai e duhet te jete nje nxitje edhe ne vendin tone, per masa konkrete “pro jetë”!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.