Kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha u prit ne Washington nga drejtuesit e larte te Keshillit te Atlantikut. Ne kete takim te konceptuar si seance degjimore, kreu i opozites iu pergjigj
Shqiperia ka kerkuar ndihmen e Italise per te forcuar kontrollet e saj kufitare dhe per t'u perballur me problemet e ndryshme te sigurise qe do te shfaqeshin ne rast...
Shqiperia s’mund te jete pasive per cfare ndodh ne Kosove, per Zajednicen, demarkacionin me Malin e Zi apo per Presheven, qe i ngjan nje...
Sot ne Kosove pritet qe te arrije ekipi i eksperteve te BE-se i cili ka per detyre te beje vleresimin e perparimit ne pikat e papermbushura te Qeverise per arritjen e liberalizimit te Vizave
SHBA: Do verifikojmë çdo pushtetar shqiptar që kërkon vizë
Përballë refuzimit të vizave nga ambasada e SHBA pritet të jenë edhe politikanët. Drejtori i zyrës për çështjet e Evropës Jugore dhe Qendrore Thomas Yazdgerdi në një intervistë për Zërin e Amerikës deklaron se çdo pushtetar që kërkon viza për në SHBA mund të jetë objekt i një praktike të tillë.
Thomas Yazdgerdi: Në rastin e gjyqtarëve atyre u janë mohuar vizat dha baza e këtij mohimi ka qenë korrupsioni. Në Shtetet e Bashkuara një praktikë e tillë bazohet ligjërisht tek dekretet presidencialë dhe kohët e fundit është përdorur në rastin e disa gjykatësve në Shqipëri. Çdo pushtetar që kërkon viza për në Amerikë, mund të jetë objekt i këtyre dekreteve. Ne do t’i shqyrtojmë rastet për të parë nëse një gjë e tillë është e justifikuar.
Për reformën në drejtësi zyrtari amerikan thotë se pret të miratohet shumë shpejt pasi sipas tij palët janë afër konsensusit dhe se Qytetarët shqiptarë duan një sistem drejtësie të pa korruptuar.
Duke i kërkuar politikës të lërë mënjanë debatet Thomas Yazdgerdi i kërkon qeverisë të miratojë ngritjen e Byrosë së hetimit, por ta bëjë këtë me një mbështetje të gjerë dhe konsensus politik.