Sot eshte 8 Marsi, Dita Nderkombetare e Gruas, e cila festohet nepermjet aktiviteteve të shumta.
NJe darke mes deputetit Ben Blushi, tashme kundershtar i Kryetarit te PS-se, Edi Rama dhe Kreshnik Spahiut, kreut te Aleances Kuqezi. Takimi vjen pas përplasjes së të dyve me qeverinë
Mogherini: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reformat në drejtësi
“ Suksesi i Shqipërisë mund të jetë suksesi i të gjithë Bashkimit Evropian, sepse ne gjithmonë duhet të punojnë së bashku për sigurinë dhe terrorizmin, parandalimin e radikalizmit, stabilizimit në Ballkan, menaxhimin e fluksit të refugjatëve që largohen nga lufta në Siri. Anëtarësimi i Shqipërisë në BE, varet nga aftësia e institucioneve për të kaluar reforma të rëndësishme siç është ajo në drejtësi ” u shpreh Mogherini .
Kështu shkruan shefja për politikën e Jashtme, Federica Mogherini në një shkrim të publikuar në faqen e saj në internet rreth vizitës së të enjtes në Tiranë. Ashtu si edhe në Tiranë, Shefja për politikën e Jashtme të BE, thekson se suksesi i Shqipërisë është sukses për gjithë Bashkimin Evropian, por nga ana tjetër përsërit “se reformat janë jetike në radhë të parë për qytetarët shqiptarë, dhe jo për interesat e Brukselit”.
Këtë mesazh, ajo thotë se ua ka transmetuar krerëve të shtetit e politikës shqiptare me të cilët pati takime.
Mblidhen Komisionet e Reformës Zgjedhore dhe Drejtësisë, e pranishme dhe opozita
Sot pritet të mblidhet për herë të parë Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili do të bashkëkryesohet nga socialisti Bashkim Fino dhe demokrati Oerd Bylykbashi. Në mbledhjen e parë kostituuese, pritet që punimet të drejtohen nga kreu i Parlamentit, Ilir Meta, njëherësh kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Gjatë orëve të pasdites së të hënës, është parashikuar edhe një mbledhje e Komisionit të posaçëm për Reformën në Drejtësi, e para që pas mbërritjes së raportit përfundimtar nga ekspertët e Venecias. Edhe pse të premten PD kishte paralajmëruar bojkot të Parlamentit, demokratët pritet të jenë pjesë e mbledhjes së dy Komisioneve. por prania nuk do të thote heqje dorë nga një prej kushteve më të forta të opozitës, thirrjes të një tryeze politike për reformën. Të njëjtat burime thanë se PD do vijojë të mbajë të njëjtin qendrim të shprehur deri më tani, se reforma duhet të jetë vetëm zbatim i rekomandimeve te Venecias, dhe jo një sistem i kapur nga kryeministri Edi Rama. Ky draft gjen të gjitha shqetësimet e opozitës lidhur me kapjen.
Një gjë nuk ka të shkruar që opozita të ketë ndikim. Nuk bëhet fjalë për ndikim partiak në formimin dhe zgjedhje sepse ndryshe do të kishim vullnete politike të shprehura në përfaqësime politike në këto institucione të pavarura,u shpreh Fatmir XHafa. Pikërisht, zgjedhja me shumicë të cilësuar ose jo që do të përdoret në Parlament për të zgjedhur anëtarët e institucioneve të reja në gjyqësor dhe në Prokurori, i ka ndarë deri më tani palët, që të henën, do të mund të përballen në Komisionin e posaçëm të reformës.
Ben Blushi nuk ka nevoje per mbrojtjen time, sepse po tregon se ia del edhe i vetem. Aq me shume, kur ajo mund t’i prishe edhe me shume pune, pasi vjen nga nje kundershtar politik