Elbasan Arena - Sot Shqipëri-Hungari U-21,kontrolle te repta sigurie

 EL12895379 1740593292844906 1330657443 n

Policia e Elbasanit publikon masat e sigurisë që janë ndërmarrë për sigurimin e rendit dhe të qetësisë për zhvillimin sa më normal të ndeshjes për U-21 Shqipëri-Hungari, e cila do të zhvillohet sot, në orën 20:00, në Stadiumin Elbasan Arena.

Do të angazhohen 200 punonjës policie, nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.

Hyrja e sportëdashësve do të fillojë në orën 18:00, me qëllim për të shmangur rradhët e gjata në hyrje për në Stadium.

Kontrollet te rrepta ne hyrje

Në hyrje të stadiumit do të kontrrollohen të gjithë sportëdashësit. Ata duhet të jenë të pajisur me biletë dhe me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete: a) sende të forta, b) shishe (të çfarëdolloji) c) fishekzjarre d) monedha apo metale (të çfarëdolloji) e) çelësa të ndryshëm.

“Në të kundërt nuk do të lejohen të futen në stadium. Gjithashtu nuk do te lejohet marrja e femijëve të mitur pa u pajisur me biletë” informon policia.

Kufizimi i parkimit

Në orën 17:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes.

Nga Bulevardi “Kamber Sejdini”, duke filluar nga Kryqëzimi i romëve deri tek Kryqëzimi i tapetave në orën 17:00, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve

Parkimi i mjeteve për sportdashësit do të lejohet në rrugën e re të Romëve

Mbyllen lokalet

Të gjitha lokalet që ndodhen, përreth Stadiumit, nga ora 18:00 dhe deri në përfundim të ndeshjes, të marrin masa të jenë të mbyllura.

Drejtoria Policisë Elbasan i kërkon qytetarëve që të minimizojnë më datë 28 Mars lëvizjen e tyre me automjet brënda qytetit të Elbasanit, ç’ka do të sillte një ndihmesë të madhe në zhvillimin sa më normal të këtij aktiviteti.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.