Qefalia: Dekreti i Nishanit për kamerat favorizon keqbërësit
"Të rishqyrtohet ligji i kamerave"
Mazhoranca do të rrëzojë dekretin e djeshëm të Presidentit që riktheu në Kuvend ligjin për masat shtesë të sigurisë publike. Kjo konfirmohet për gazetën Shqiptarja.com nga deputeti socialist i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Xhemal Qefalia. Deputeti i mazhorancës thotë se ky veprim i Presidentit ndihmon vetëm elementët keqbërës, të cilët nuk janë të interesuar për sigurinë publike. Për Qefalinë, sjellja e Nishanit është një përpjekje për tu njësuar me Partinë Demokratike, tashmë që ai është në fund të mandatit presidencial.
Për deputetin socialist, ky ligj ndihmon luftën kundër terrorizmit, dhe nuk cenon privatësinë, pasi deri më tani 80 % e ambienteve publike e private kanë kamera, e në këtë mënyrë nuk kërkohet ndonjë investim financiar.