Tri nismat – kushte të PD merren sot në shqyrtim nga mazhoranca

 

KOMISIONI I LIGJEVE

Komisioni parlamentar i Ligjeve nis të hënën shqyrtimin e nismave ligjore të propozuara nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, që janë dhe dy nga tre kushtet e vendosura nga opozita për rikthimin e saj në parlament.

Ndryshimet në ligjin ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’ dhe ato në ligjin ‘për dekriminalizimin’ janë në rendin e ditës së komisionit, pjesë e të cilit pritet të bëhen sot dhe deputetët demokratë, që prej disa javësh e kanë bojkotuar veprimtarine parlamentare.

Ndryshimet në ligjin ‘për dekriminalizimin’ lidhen me rastet kur deputetët, të cilët arrestohen në flagrancë për vrasje apo tentativë vrasje, të pezullohen nga aktiviteti i parlamentit, deri në dhënien e një vendimi nga gjykata. Nisma ligjore u nxit nga rikthimi në Kuvend në muajin shkurt, i deputetit socialist Armando Prenga, i përfshirë në një konflikt të armatosur ne shtator te vitit te kaluar.

Ndërsa kushti i dytë i PD-së është ai për ndryshimin e ligjit ‘për funksionimin e komisioneve hetimore’, qe synon heqjen e mundësisë së bllokimit të punës së komisioneve nga mazhoranca.

Kushti tjetër i vendosur nga opozita e djathte lidhet me zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në rastet e shqyrtimit te vlefshmërisë së mandateve të deputetëve socialistë, Valentina Leskaj dhe Rakip Suli, qe akuzohen nga PD se kanë përfituar fonde publike, duke shfrytëzuar postin e tyre si deputetë të Kuvendit

 

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.