Një anëtar i vjetër i PE-së akuzon partinë kryesore që po bllokon reformat e para gjerësisht si jetësore për të mbajtur gjallë shpresat e vendit për tu anëtarësuar në BE. Deputeti i qendrës i djathtë sllovak Eduard Kukan kritikoi rëndë pozicionin konkret të PD-së e cila, sipas tij, rrezikon të pengojë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.
Kreu i grupit parlamentar i PS, Gramoz Ruçi akuzoi sot opozitën se me hapat që po hedh këto ditë rrezikon të lejë vendin pa parlament, pa qeveri, duke e futur në krizë.
Nga salla e Kuvendit, peshën e opozitës e mbajti sërish Ben Blushi, i cili u ndal gjatë tek ndryshimet në qeveri, të cilën sërish e quajti të dështuar. Por, më shumë se për kryeministrin Edi Rama, ish-socialisti akuzat për largimin e 4 ministrave i adresoi për Ilir Metën, për të cilin tha se është ai që vendos kush rri dhe kush ikën nga qeveria.
Te gjithe kryeministrat e vendeve te Ballkanit Perendimor te cilet aspirojne integrimin ne Bashkimin Europian behen bashke ne Sarajeve. Në këtë takim, pjesë e nismës europiane për rajonin, morën pjesë kryeministrat e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Në Samit u diskutua mbi proceset eurointegruese të vendeve të rajonit, bashkëpunimin ndërmjet tyre, si dhe për progresin e bashkëpunimit rajonal përmes projekteve të ndryshme, në ekonomi, transport, energji, infrastrukturë.
Eshte shkarkuar drejtoresha e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi me 55 vota pro dhe 20 kundër. Opozita nuk ka qenë e pranishme në Kuvend për shkak të bojkotit, ndërsa më herët ka kundërshtuar shkarkimin e Shehit duke e cilësuar si lëvizje të Ramës për të kapur këtë institucion. Kuvendi ka votuar edhe anëtarin e ri të AKEP, i cili do të jetë Alban Karapici.