Buxheti 2017, Shtylla: Deputet nuk do te kene diete e karburant per fushate
Sekretarja e Pergjithshme e Kuvendit, Albana Shylla deklaroi ne argumentet e kursimit per kete vit se deputetet nuk do te paguhen gjate periudhes se fushates zgjedhore.
“Sqarojmë se për specifikën e vitit 2017 si vit elektoral, në kompensimet ligjore të deputetëve është kërkuar më pak fond buxhetor, pasi në periudhën e fushatës zgjedhore nuk do të shpenzohet buxhet për honorare komisionesh, për dieta brenda vendit apo karburant.
Por, në zbatim të ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësve të shtetit”, janë akorduar 24 milion lekë të cilat do të përdoren për shpërblimin e menjëhershëm që parashikon ligji për deputetët që do të lënë mandatit”,-thuhet në relacionin drejtuar Byrosë së Kuvendit.
Në këtë dokument renditen dhe parashikimet buxhetore për vitin që sapo kemi nisur. “Mirëmbajtja e sistemit elektronik të votimit, i blerë dhe i vënë në funksion në vitin 2007 është kërkuar dhe akorduar një fond prej 4.2 milionë lekësh, ndërsa mirëmbajtja e sistemit e-parlament është vlerësuar një fond prej 27.5 milionë lekë. Mirëmbajtja e pajisjeve të fotokopjimit, të cilat përballojnë nevojat për çdo deputet në komisione dhe seanca plenare, pajisje që u përkasin viteve 2004 dhe 2008, janë amortizuar rreth 90 % dhe kanë nevojë për shërbim 4.2 milionë lekë.
Edhe për vitin 2017 janë detajuar 26 milionë lekë për ekzekutime të vendimeve gjyqësore. Janë planifikuar dhe pritet miratim me vendim të Këshillit të Ministrave për 10 punonjës me kontratë sezonale të cilët do të ndihmojnë në procesin e digjitalizimit të arkivit, inventarizimin fizik të aseteve të institucionit, redaktim etj. Vlera është 6.3 milionë lekë”,-thuhet ndër të tjera në dokumentin e miratuar në Byronë e Kuvendit.
LEXO TE NGJASHME