Nje nder vendimet e marre ne lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit 2017eshte dhe vendimi i zevendesimit te vendeve te lena bosh nga partia Demkratike dhe Partia Republikane. Cdo shtetas shqiptar, i cili plotëson kriteret dhe që do të emërohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si anëtar KZAZ, nëketo vende te lena bosh do të paguhet nga 350 deri në 650 mijë lekë të vjetra.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti ambasadorin e Federatës Ruse, Aleksandër Karpushin. Gjatë takimit, Basha iu përgjigj interesit të ambasadorit Karpushin mbi zhvillimet politike në vend. Karpushin, nga ana e tij, nënvizoi se parimi bazë i politikës së jashtme të Rusisë, të cilit i qëndron edhe Ambasada Ruse në Tiranë, është parimi i mosndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera.
Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, ka zgjedhur qe diten e sotme te mos e kaloje ne cader per te protestuar por eshte zhvendosur ne Elbasan per te festuar diten e veres. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha, kryedemokrati ka vizituar një panair librash e produktesh tradicionale të qytetit të Elbasanit si dhe është takuar me qytetarë të shumtë.
Në kohen kur zgjedhjet jane ne qender te diskursit politik ne vend, ku nga njera ane opozita kerkon qeveri teknike ose ne te kundert paralajmeron nje bojkot te mundshem te tyre dhe nga ana tjeter qeveria, e cila e refuzon kategorikisht këtë kërkesë, pikëpyetje ngrihen dhe mbi zgjedhjet që do të mbahen në Kavajë.
Ne diten e 24 te protestes se opozites, kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha, basgke me aleatet e tij ka nisur takimet me ambasadoret e vendeve me te rendesishme te Bashkimit Europian. Në drekën e punës me 5 prej tyre, Basha ka informuar ambasadorët për arsyet përse opozita nuk e pranon qeverinë e Kryeministrit Rama si garante për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha nuk ka dha detaje kur foli për gazetarët pas takimit me ambasadorët.