Protesta,  Basha: Kriminalizimi i politikes eshte nje gjeme e madhe

00.4Lulzim Basha

Lulzim Basha, gjate nje bashkebisedimi me qytetaret ne cadren e protestes  e konsideroi si gjëmën më të madhe për vendin kriminalizimin e politikës.

“Në Parlament janë ulur njerëz që janë llumi i shoqërisë, njërëz të cilët nuk i lidh asgjë me Partinë Socialiste. Janë në Parlament dhe janë kryetarë bashkish. Kriminalizimi i politikës është gjëma unike. Shteti është i kapur nga krimi i organizuar”, tha Basha.

Kreu i PD-së shtoi se kryeministri Rama, “për të marrë pushtetin politik, u lidh me krimin e organizuar”. 

“Shqiptarët e dinë fare mirë këtë, prandaj u mblodhën në 18 shkurt dhe morën vendimin për tu larguar nga ky shesh derisa të garantohen zgjedhje të lira e të ndershme, që do të thotë largimi domosdoshmërisht i Edi Ramës. Largimi i çirakëve na inkurajon për t’i shkuar deri në fund qëllimit tonë. Kjo lëvizje nuk ndalet, pasi republika e vjetër e krimit dhe që i trajton zgjedhjet si mundësi për të kapur pushtetin, do të bjerë. Republika e re është në fakt integrimi i vërtetë europian i Shqipërisë”, shtoi Basha.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.